OVL-UÇK pas “Marshit për Liri” i dërgon mesazh Speciales: Populli foli edhe njëherë, këta zëra nuk mund të injorohen

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas “Marshit për Liri” të mbajtur sot në Prishtinë, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga Kosova, diaspora dhe gjitha trojet shqiptare. OVL-UÇK ka falënderuar bashkëluftëtarët dhe qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e treguar gjatë marshit, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë në mbështetje…

Lajme

12/09/2026 16:36

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas “Marshit për Liri” të mbajtur sot në Prishtinë, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga Kosova, diaspora dhe gjitha trojet shqiptare.

OVL-UÇK ka falënderuar bashkëluftëtarët dhe qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e treguar gjatë marshit, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë në mbështetje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë, transmeton lajmi.net.

“Populli foli edhe njëherë. Faleminderit bashkëluftëtarë e qytetarë. Këta zëra nuk mund të injorohen”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Marshi u zhvillua në mënyrë paqësore dhe u shoqërua me thirrje për drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Edhe organizatorët e “Liria Ka Emër” e vlerësuan pjesëmarrjen si masive, duke thënë se qytetarët përcollën një mesazh të fuqishëm solidariteti.

Tash vëmendja është përqendruar te 16 shtatori, kur pritet shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së./lajmi.net/