Adnan Rrustemi në “Marshin për Liri”: Gjykata Speciale ishte e gabueshme, nuk e di pse Kurti po mungon
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi është parë i pranishëm në Marshin për Liri. Siç ndodhi edhe në komunikatën e VV-së, ai tha se “duhet të kujtohen qëndrimet për Gjykatën Speciale”. Mes tjerash, ai u shpreh se nuk e di pse Albin Kurti po mungon në protest. “Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë i gabueshem,…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi është parë i pranishëm në Marshin për Liri.
Siç ndodhi edhe në komunikatën e VV-së, ai tha se “duhet të kujtohen qëndrimet për Gjykatën Speciale”.
Mes tjerash, ai u shpreh se nuk e di pse Albin Kurti po mungon në protest.
“Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë i gabueshem, i padrejtë. E rëndësishme që vendimi të jetë lirues. Natyrisht duhet t’ia kujtojmë njëri-tjetrit qëndrimet për këtë çështje. Nuk e di, jemi deputetë, aktivistë, anëtarë, kjo është përtej partive politike”, ka thënë ai.