Hasi gjithmonë aty për çlirimtarët: Qytetarët nisen drejt Prishtinës për marshin në mbështetje të tyre

Qytetarë të shumtë nga Hasi janë bërë gati të nisen drejt Prishtinës për t’iu bashkuar marshit të organizuar në mbështetje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë. Me bluzat “Liria ka Emër” – qytetarët hasjanë po shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke iu bashkuar thirrjes për drejtësi dhe lirimin…

Lajme

12/09/2026 10:40

Qytetarë të shumtë nga Hasi janë bërë gati të nisen drejt Prishtinës për t’iu bashkuar marshit të organizuar në mbështetje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.

Me bluzat “Liria ka Emër” – qytetarët hasjanë po shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke iu bashkuar thirrjes për drejtësi dhe lirimin e tyre, raporton lajmi.net

Në mesin e banorëve të Hasit që janë nisur drejt Prishtinës është edhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e fundit, Hysni Muhadri.

Hasi edhe kësaj radhe dëshmon se qëndron pranë çlirimtarëve dhe kauzës së tyre, duke iu bashkuar masivisht marshit të sotëm në Prishtinë./Lajmi.net/