Lushaku-Sadriu: Ne si LDK e lëshuam sallën, pasi u imponua nga kryetarja një votim dhe një kalim për votimin e nënkryetarëve duke prishur procedurën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka shpjeguar arsyet që çuan grupin parlamentar të LDK-së të largohet nga salla plenare gjatë seancës konstituive të Kuvendit. Sipas saj, vendimi erdhi pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tentoi të procedojë me votimin e kandidatëve për nënkryetarë, pa u respektuar, siç pretendon Lushaku-Sadriu, procedura e përcaktuar…

Lajme

11/09/2026 15:27

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka shpjeguar arsyet që çuan grupin parlamentar të LDK-së të largohet nga salla plenare gjatë seancës konstituive të Kuvendit.

Sipas saj, vendimi erdhi pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tentoi të procedojë me votimin e kandidatëve për nënkryetarë, pa u respektuar, siç pretendon Lushaku-Sadriu, procedura e përcaktuar me rregullore, transmeton lajmi.net.

“Ne si LDK e lëshuam sallën, pasi u imponua nga kryetarja një votim dhe një kalim për votimin e nënkryetarëve duke prishur procedurën. Ne kërkuam që të respektohet procedura”, tha deputetja.

Lushaku-Sadriu ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si, sipas saj, po zhvillohet procesi i konstituimit, duke e lidhur atë me vullnetin politik të grupit më të madh parlamentar.

“Kjo në fakt fol shumë për gatishmërinë, për vullnet politik të grupit më të madh, i cili tenton që grupeve të tjera të ua imponojë kandidatët. Ky është rezultati përfundimtar”, u shpreh deputetja.

Pas largimit të LDK-së nga salla, punimet e seancës konstituive nuk kanë vazhduar sipas planifikimit, ndërsa mbetet e paqartë se kur do të rikthehen deputetët për të proceduar më tej me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit./lajmi.net/