A do të marrë pjesë Albin Kurti në marshin për UÇK-në?
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet nëse do t’i bashkohet nesër marshit për UÇK-në që është organizuar për nesër në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Kurti ishte duke u deklaruar para gazetarëve për zhvillimet e sotme, por e përfundoi deklarimin e tij pa iu përgjigjur…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet nëse do t’i bashkohet nesër marshit për UÇK-në që është organizuar për nesër në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Kurti ishte duke u deklaruar para gazetarëve për zhvillimet e sotme, por e përfundoi deklarimin e tij pa iu përgjigjur kësaj pyetje.
Më herët për këtë çështje kishte folur edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e cila tha se beson që në marsh do të ketë, përfaqësues, aktivistë e mbështetës të Vetëvendosjes.