Hamza fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Qëndrojmë të gjithë bashkë për Kosovën dhe UÇK-në
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në Hagë. Përmes një video-adresimi, Hamza ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke kërkuar…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në Hagë.
Përmes një video-adresimi, Hamza ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke kërkuar që marshimi të jetë “më i madhi ndonjëherë në Kosovë”, raporton lajmi.net
“Le ta shohë bota një popull që nuk e harron të kaluarën e vet, që nuk i braktis ata që i dhanë formë lirisë së tij dhe që nuk hesht kur tentohet të rishkruhet historia e tij. Më 16 shtator, presim vendimin lirues. Por nesër, flet populli. Në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu”, të qëndrojmë të gjithë bashkë. Për të vërtetën. Për lirinë. Për Kosovën! Për UÇK-në! Ju presim në shesh!”, tha kryetari i PDK-së.
Hamza tha se liria është më shumë se një moment në histori dhe se ajo përbën një përgjegjësi që duhet mbrojtur në çdo kohë.
“Çdo brezi, të paktën një herë gjatë jetës, i kërkohet të dëshmojë se çfarë kujton, çfarë vlerëson dhe për çfarë është i gatshëm të qëndrojë. Nesër është momenti ynë. Është momenti i secilit prej jush. Nesër, Kosova duhet të ngrihet në këmbë, e bashkuar, si një trung i vetëm”, tha Hamza./Lajmi.net/