Albulena Haxhiu ndërpret seancën konstituive, nuk dihet kur do vazhdoj
Në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur asnjë zgjidhje për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Përpos zgjedhjes së Ardian Golës nga radhët e Vetëvendosjes për nënkryetar, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk zgjodhën edhe të propozuarën e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo mori vetëm 51 vota për, e kësisoj PDK-ja lëshuan sallën. Paraprakisht, deputetët e PDK-së…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur asnjë zgjidhje për të konstituar Kuvendin e Kosovës.
Përpos zgjedhjes së Ardian Golës nga radhët e Vetëvendosjes për nënkryetar, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk zgjodhën edhe të propozuarën e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo mori vetëm 51 vota për, e kësisoj PDK-ja lëshuan sallën.
Paraprakisht, deputetët e PDK-së i dhanë votë pro kandidatit të LVV-së, Ardian Gola, për pozitën e nënkryetarit.
Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu njoftoi për shtyrje të seancës, por nuk saktësoi se kur do të rikthehen në sallë për të vazhduar seancën.
Kjo bllokadë e Kuvendit të Kosovës po vazhdon që nga zgjedhjet e dala në qershor derisa siç shihet në Kuvend asnjë zgjidhje s’do t’u jepet institucioneve në këtë fazë./Lajmi.net/