PDK lëshon sallën e Kuvendit pasi Çitaku s’u votua për nënkryetare – aty mbetet veç Mërgim Lushtaku

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca për zgjedhjen e nënkryetarëve. Pas votimit të Ardian Golës si nënkryetar i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës është vazhduar me votimin e propozimit të Vlora Çitakut nga radhët e PDK-së. Çitaku mori vetëm 41 vota për dhe kësisoj nuk u arrit që të zgjidhet. Me të rezultuar…

Lajme

11/09/2026 12:03

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca për zgjedhjen e nënkryetarëve.

Pas votimit të Ardian Golës si nënkryetar i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës është vazhduar me votimin e propozimit të Vlora Çitakut nga radhët e PDK-së.

Çitaku mori vetëm 41 vota për dhe kësisoj nuk u arrit që të zgjidhet.

Me të rezultuar kështu, PDK-ja vendosi që të lëshojë sallën e kuvendit.

I vetëm në sallë nga radhët e PDK-së është deputeti Mërgim Lushtaku./Lajmi.net/