Nis seanca e Kuvendit, Haxhiu fton për diskutim përfaqësuesit e partive politike

Ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit. Të pranishëm në sallën e Kuvendit janë shumica e deputetëve nga partitë politike, derisa nga Aleanca edhe sot po e bojkotojnë seancën. Sot vazhdohet me pikën e radhës e cila është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit derisa në seancën…

Lajme

11/09/2026 11:32

Ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Të pranishëm në sallën e Kuvendit janë shumica e deputetëve nga partitë politike, derisa nga Aleanca edhe sot po e bojkotojnë seancën.

Sot vazhdohet me pikën e radhës e cila është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit derisa në seancën e kaluar u arrit vetëm zgjedhja e Haxhiut si kryekuvendare.

Si fillim Haxhiu ftoi për konsultim përfaqësuesit e partive politike në vend.

Më pas pritet të vazhdohet me seancën e cila nuk pritet të ketë zgjidhje duke pas parasysh edhe deklarimet publike sa i përket votimit të nënkryetarëve./Lajmi.net/