Të shtëna me armë në një aheng në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë gjatë një ahengu familjar në rrugën “De Rada” në Shtime. Rasti është raportuar në Polici rreth orës 21:25, pas së cilës njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar pronarin e ahengut. Sipas Policisë, i dyshuari, I.H., 36-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri dhe gjatë intervistimit…

Lajme

11/09/2026 08:44

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë gjatë një ahengu familjar në rrugën “De Rada” në Shtime.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 21:25, pas së cilës njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar pronarin e ahengut.

Sipas Policisë, i dyshuari, I.H., 36-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri dhe gjatë intervistimit ka pranuar se kishte shtënë dy deri në tri herë. Ai më pas e ka dorëzuar armën, e cila është konfiskuar nga Policia.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij janë iniciuar rastet : Përdorim i armës, apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, ose posedim i paautorizuar i armës dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.