Moti të premten freskohet, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Dita e premte,do të sjellë mot më të freskët në Kosovë, me intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 30 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Rënia më e ndjeshme e temperaturave…

Lajme

10/09/2026 23:52

Dita e premte,do të sjellë mot më të freskët në Kosovë, me intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 30 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Rënia më e ndjeshme e temperaturave maksimale pritet të jetë në zonat malore. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë kryesisht të favorshme. Pas temperaturave më të larta gjatë ditëve të mëparshme, freskimi i motit pritet të sjellë përmirësim të kushteve për personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Me rënien e temperaturave të premten, kushtet biometeorologjike pritet të përmirësohen./lajmi.net/