E thonë hapur | Deputetja e VV-së: Unë kisha pas shumë qef me i pas zgjedhjet me 27 dhjetor
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka deklaruar se, nëse do të pyetej për preferencën e saj sa i përket datës së zgjedhjeve parlamentare, do të zgjidhte 27 dhjetorin. Ajo ka thënë se, në rast se vendi shkon në zgjedhje, partitë politike do të garonin sërish me përfaqësime të përafërta. “Unë kisha pas shumë qef…
Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka deklaruar se, nëse do të pyetej për preferencën e saj sa i përket datës së zgjedhjeve parlamentare, do të zgjidhte 27 dhjetorin.
Ajo ka thënë se, në rast se vendi shkon në zgjedhje, partitë politike do të garonin sërish me përfaqësime të përafërta.
“Unë kisha pas shumë qef me i pas zgjedhjet me 27 dhjetor, nuk mendoj që ka diçka të keqe nëse më pyet dikush kur është data preferencale me i mbajtë zgjedhjet, normal që them 27 dhjetori”, ka thënë ajo në T7.