Përditësimi i fundit, kthehet qetësia në pikat kufitare të Kosovës

Të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht paraqiten pa pritje për automjete dhe kamionë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në hyrje dhe dalje janë 0 minuta, ndërsa kolonat janë 0 metra në të gjitha pikat kufitare. Të dhënat e përditësuara në orën 17:35 tregojnë se situata është e…

Lajme

10/09/2026 18:29

Të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht paraqiten pa pritje për automjete dhe kamionë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në hyrje dhe dalje janë 0 minuta, ndërsa kolonat janë 0 metra në të gjitha pikat kufitare.

Të dhënat e përditësuara në orën 17:35 tregojnë se situata është e qetë në pikat si Dheu i Bardhë, Merdarë, Hani i Elezit, Muçibabë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe pikat e tjera.

Gjithashtu, nuk raportohet pritje apo kolona as për kamionë.