Tre të arrestuar për vjedhje të rënda në “Trepçë”, policia sekuestron automjetin me rimorkio
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në dy raste të vjedhjes së rëndë në hapësirat e ndërmarrjes SHA “Trepça” në Mitrovicë. Sipas policisë, arrestimet janë rezultat i hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, të cilët kanë siguruar prova dhe dëshmi që lidhen me rastet e…
Lajme
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në dy raste të vjedhjes së rëndë në hapësirat e ndërmarrjes SHA “Trepça” në Mitrovicë.
Sipas policisë, arrestimet janë rezultat i hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, të cilët kanë siguruar prova dhe dëshmi që lidhen me rastet e raportuara disa muaj më parë, transmeton lajmi.net.
Në kuadër të operacionit janë kryer bastisje në disa lokacione, ndërsa gjatë veprimeve policore janë sekuestruar një automjet me rimorkio dhe prova të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
“Pas një pune hetimore të zhvilluar dhe sigurimit të provave dhe dëshmive relevante, janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se tre të arrestuarit kanë vepruar së bashku në kryerjen e dy vjedhjeve në objektet e “Trepçës”.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./lajmi.net/