Çitaku: Po afrohet 16 shtatori, Kosova është pa Kuvend- me votat e kujt u zgjodhën Konjufca e Dërguti nënkryetarë?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, u është kundërpërgjigjur një deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje për çështjen e votave për nënkryetare të Kuvendit. Çitaku sot është propozuar nga PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit, por nga VV-ja kanë deklaruar se nuk do ta votojnë as atë, e as kandidatin e LDK-së, Kujtim Shala. Lidhur me…

Lajme

09/09/2026 23:53

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, u është kundërpërgjigjur një deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje për çështjen e votave për nënkryetare të Kuvendit.

Çitaku sot është propozuar nga PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit, por nga VV-ja kanë deklaruar se nuk do ta votojnë as atë, e as kandidatin e LDK-së, Kujtim Shala.

Lidhur me këtë, Çitaku ka thënë se, përtej një keqinterpretimi sipërfaqësor dhe, siç e ka quajtur ajo, djallëzor të Kushtetutës, kjo çështje tashmë po tingëllon edhe qesharake.

“Kjo nuk është betejë për një karrige në Kryesinë e Kuvendit. Karriget janë krejt të parëndësishme. Kjo është betejë për një parim shumë më të madh: a është Kosova Republikë me institucione, Kushtetutë, shumicë dhe opozitë, apo është shtet ku një parti pretendon të vendosë edhe se kush guxon ta kundërshtojë?”, shkruan ajo.

Çitaku shkruan se ” Kryetari/ja e Kuvendit i takon shumicës parlamentare.

Tre nënkryetarët u takojnë tri grupeve më të mëdha parlamentare. Ata janë të propozuarit e grupeve të tyre parlamentare.

Prandaj, për ju kam një pyetje fare të thjeshtë: me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?!

Apo Kushtetuta paska vlejtur atëherë, e sot duhet lexuar ndryshe, varësisht se kujt i konvenon?”, vijon ajo.

Deputetja thekson faktin se 16 shtatori po afron dhe “në një moment të tillë, Kosova është pa Kuvend”.