“Miss Freedom of the World 2026” viziton Petrol Company
Një nga organizimet më të fundit në botën e modës dhe bukurisë, “Miss Freedom of the World 2026”, mblodhi në Kosovë përfaqësuese nga shumë vende të botës. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësuese nga Hungaria,Venezuela ,Kosova,Shqiperia,Amerika, dhe shumë vende të tjera.Përveç aktiviteteve të planifikuara në kuadër të këtij organizimi, pjesëmarrëset vizituan edhe Petrol Company, njërën…
ShowBiz
Një nga organizimet më të fundit në botën e modës dhe bukurisë, “Miss Freedom of the World 2026”, mblodhi në Kosovë përfaqësuese nga shumë vende të botës.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësuese nga Hungaria,Venezuela ,Kosova,Shqiperia,Amerika, dhe shumë vende të tjera.Përveç aktiviteteve të planifikuara në kuadër të këtij organizimi, pjesëmarrëset vizituan edhe Petrol Company, njërën ndër kompanitë më të mëdha vendore në Kosovë.
Gjatë vizitës, ato patën mundësinë të njihen më afër me kompaninë dhe u shprehën të impresionuara nga Kosova, si dhe nga mikpritja që iu bë nga Petrol Company.
Organizatori i “Miss Freedom of the World 2026”, Shpejtim Zeneli, theksoi se kjo ngjarje, përtej promovimit të bukurisë dhe modelimit, ndikon pozitivisht edhe në prezantimin ndërkombëtar të Kosovës.
Ndërkaq, menaxherja e marketingut në Petrol Company, Fatjeta Avdiu, falënderoi përfaqësueset e “Miss Freedom of the World 2026” për vizitën e tyre.
Ajo theksoi se dyert e Petrol Company janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë dhe ta njohin më afër kompaninë, duke shtuar se është gjithmonë kënaqësi prezantimi i një kompanie vendore para mysafirëve ndërkombëtarë.
Si një ndër kompanitë lidere në sektorin e derivateve, Petrol Company vazhdimisht ka mbështetur iniciativa dhe organizime të ndryshme në Kosovë, veçanërisht ato që kontribuojnë në promovimin e vendit dhe forcimin e imazhit të tij në arenën ndërkombëtare.