Rrënohen edhe disa vila në afërsi të liqenit të Ujmanit në veri
Një numër i madh i vilave të ndërtuara në afërsi të liqenit të Ujmanit në veri të vendit, janë duke u rrënuar sot. Kjo pasi pronarët ishin paralajmëruar dhe kishin afat që t’i largonin gjësendet e tyre nga këto ndërtime të këtyre vilave deri në fund të gushtit. Institucionet përkatëse kanë marrë vendim për rrënimin…
Lajme
Një numër i madh i vilave të ndërtuara në afërsi të liqenit të Ujmanit në veri të vendit, janë duke u rrënuar sot.
Kjo pasi pronarët ishin paralajmëruar dhe kishin afat që t’i largonin gjësendet e tyre nga këto ndërtime të këtyre vilave deri në fund të gushtit.
Institucionet përkatëse kanë marrë vendim për rrënimin e tyre, e një aksion i ngjashëm u zhvillua edhe javë më parë.
Ekskavatorë, nën asistimin e Policisë së Kosovës, nisën më 21 korrik rrënimin e njëmbëdhjetë shtëpive në bregun e Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.
Aksioni rihapi debatin për të drejtat pronësore dhe kompetencat e institucioneve.
Autoritetet e Kosovës thonë se objektet janë ndërtuar pa leje në tokën që administrohet nga Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, ndërsa pronarët pretendojnë se prona është subjekt i një procesi gjyqësor dhe se rrënimi i objekteve nuk është dashur të nisë para përfundimit të procedurave.
Rrënimi i shtëpive të para, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme, nisi në fund të qershorit./Lajmi.net/

