LDK në vijë me Kurtin, nesër do të votoj këdo që propozohet për kryetar të Kuvendit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij do ta mbështesë kandidatin që Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë për kryetar të Kuvendit në seancën e nesërme. Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haziri ka thënë se ai ka qenë vazhdimisht pro marrëveshjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet subjekteve politike. “Unë jam…

Lajme

08/09/2026 22:30

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij do ta mbështesë kandidatin që Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë për kryetar të Kuvendit në seancën e nesërme.

Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haziri ka thënë se ai ka qenë vazhdimisht pro marrëveshjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet subjekteve politike.

“Unë jam kanë pro marrëveshjeve dhe bashkëpunimit, të koordinimit sa ma të mirë. Kështu që nesër, natyrshëm, duhet me kalu kandidati i VV-së për kryetar të Kuvendit, kushdo që është, dhe nënkryetarët që vijnë nga secila parti”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka theksuar se LDK-ja do ta votojë kandidatin e propozuar nga VV-ja për kryetar të Kuvendit, duke e konsideruar këtë si pjesë të bashkëpunimit dhe koordinimit institucional.

“Ne si LDK e votojmë”, është shprehur Haziri.