Raporti i ZKA-së ndez debatin në Ferizaj, opozita kërkon të raportojnë kryetari dhe drejtori i Urbanizmit

Pas publikim të raporti të Zyrës së Kombëtare të Auditimit që ka të bëjë me procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Ferizaj, 19 asamblistë të opozita në Kuvendin Komunal të Ferizaj, LVV, LDK, Nisma dhe asamblistët e Pavarur kanë dorëzuar kërkesën për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar këtë raport,…

Lajme

06/09/2026 15:10

Pas publikim të raporti të Zyrës së Kombëtare të Auditimit që ka të bëjë me procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Ferizaj, 19 asamblistë të opozita në Kuvendin Komunal të Ferizaj, LVV, LDK, Nisma dhe asamblistët e Pavarur kanë dorëzuar kërkesën për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar këtë raport, sipas opozitës, në raport janë evidentuar shkelje nga ana e komunës lidhur lëshimin e lejeve të ndërtimit.

“Pas publikimi të raporti nga Zyra Kombëtare e Auditimit lidhur me ndërtimet e larta në Komunën e Ferizajt LDK menjëherë ka iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi të gjeturat e këtij raporti. Ky raport ka evidentuar disa parregullsi në procesin e lejeve të ndërtimit dhe mbikëqyrjes së ndërtimeve në Komunën e Ferizajt”, ka thënë Sapik Haliti – LDK.

“Kemi shkelje të shumta kemi rekomandime të shumta të ndërtimeve në Ferizaj. Ju e dini që mbi 4.2 milion euro janë inkasime të cilat komuna e Ferizajt nuk i ka bërë nga njerëzit të cilët kanë ndërtuar. Mirëpo ka shkelje të shumta në ndërtime në bazë të ndërtimit pra e dini që komuna e Ferizajt ka dhënë leje pa plan zhvillimor komunal në të cilën tash më gjykata e ka shpallur vitin e kaluar të jashtëligjshëm. Po shpresojmë që në këtë seancë të marrin pjesë edhe pjesë që janë pozitë në Ferizaj. Kurse nga ana e opozitës kemi bërë thirrje që jemi të gjithë të pranishëm besojmë që do të mbahet kjo seancë që të vijë të gjithë të raportojnë drejtori i urbanizmit dhe kryetari i komunës së Ferizajt”, ka thene Brahim Osmani – LVV.

Në drejtorin e Urbanizmit deklaruan se do të jenë pjesë e kësaj seancës për të raportuar duke theksuar dhe se të gjitha lejet janë lëshuar në bazë të ligjeve në fuqi

“Raporti i Auditorit ishte i çartë e kam thënë edhe në publikimin tim ku nuk ka të bëjë me mungesën e bazës ligjore të lëshimit të lejeve ndërtimore, por ka të bëjë mungesë e dokumenteve të planifikimit. Gjë që nuk është vetëm përgjegjësi e komunës së Ferizajt”, tha Arbër Bytyqi – Drejtor i Urbanizim në Ferizaj.

Pasi që me ligjin e Planifikimit Hapësinor neni 26 pika 5, përgjegjësia nëse komuna dështon të hartojë dokumentet planifikimit kalon në përgjegjësin e ministrisë, tha ai.

“Gjithsesi ne asnjëherë nuk e kemi lënë përgjegjësin e ministrisë përkundrazi kemi vazhduar me hartën zonale për 5 muaj si drejtor kemi përgatitur draftin e parë për shqyrtim publik pastaj kemi vazhduar edhe me procedurat e tjera. Në momentin që është pezulluar harta zonale nga Ministria kemi filluar procedurën për plani e ri dhe tani jemi duke vazhduar me plani e ri zhvillimor komunal. I ftojë të gjithë akterët të opozitës që të jenë pjesë e këtij dokumenti të planifikimit të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Ferizajt”, ka thënë Bytyqi.

Asamblistët e pozitës në bashkëqeverisje në Ferizaj PDK, AAK dhe “Ne mundemi” ende nuk kanë ndonjë qëndrim nëse do të jenë pjesë e seancës së jashtëzakonshme e cila është caktuar të mbahet të martën më 8 shtator./rtk