Gecaj i kundërpërgjigjet Osmanit: LDK-ja është më e madhe se secili individ dhe nuk u krijua për të prodhuar dëgjues
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj i është kundërpërgjigjur deputetës së LDK-së, Vjosa Osmani. Kjo e fundit në një intervistë së fundmi kishte sulmuar ashpër gjashtë deputetët kundërshtues të marrëveshjes me Albin Kurtin dhe se kishte paralajmëruar se nëse do të zgidhej Presidenti, atëherë do te fillonin te merreshin me partinë, transmeton lajmi.net. Gecaj me anë…
Lajme
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj i është kundërpërgjigjur deputetës së LDK-së, Vjosa Osmani.
Kjo e fundit në një intervistë së fundmi kishte sulmuar ashpër gjashtë deputetët kundërshtues të marrëveshjes me Albin Kurtin dhe se kishte paralajmëruar se nëse do të zgidhej Presidenti, atëherë do te fillonin te merreshin me partinë, transmeton lajmi.net.
Gecaj me anë të një postimi i është kundërpërgjigjur se “LDK-ja është më e madhe se secili individ dhe nuk u krijua për të prodhuar dëgjues, por njerëz të lirë që mendojnë, kundërshtojnë dhe marrin përgjegjësi.”
TA NXJERRIM LDK-në NGA LOGJIKA E PRONËSISË…
Deklarata e Vjosa Osmanit se, pas zgjedhjes së presidentit, “do të merreshin me partinë” ngre pyetjen thelbësore se a është LDK-ja institucion i lirë politik apo pronë që mund të modelohet sipas nevojave të individëve? Problemi nuk është vetëm rezultati elektoral, por çfarë LDK-je po ndërtohet. Një parti e madhe, pluraliste e konkurruese, apo një strukturë gjithnjë e më e ngushtë ku mendimi ndryshe trajtohet si pengesë dhe bindja si virtyt. LDK-ja është më e madhe se secili individ dhe nuk u krijua për të prodhuar dëgjues, por njerëz të lirë që mendojnë, kundërshtojnë dhe marrin përgjegjësi. Partitë historike nuk zhduken vetëm kur humbin zgjedhjet, por edhe kur harrojnë pse janë krijuar./lajmi.net/