Mbyllet afati kalimtar veror, këto janë lëvizjet në basketbollin e Kosovës
Afati kalimtar veror për basketbollistët dhe basketbollistet vendore është mbyllur më 28 gusht, pas një periudhe me lëvizje të shumta në ligat e basketbollit të Kosovës. Gjatë afatit kalimtar janë regjistruar lëvizje në ProCredit Superligën e Kosovës, Superligën e Femrave, Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë, ndërsa klubet e elitës kosovare kanë bërë përforcime…
Sport
Afati kalimtar veror për basketbollistët dhe basketbollistet vendore është mbyllur më 28 gusht, pas një periudhe me lëvizje të shumta në ligat e basketbollit të Kosovës.
Gjatë afatit kalimtar janë regjistruar lëvizje në ProCredit Superligën e Kosovës, Superligën e Femrave, Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë, ndërsa klubet e elitës kosovare kanë bërë përforcime të rëndësishme në prag të sezonit të ri.
Peja ka realizuar disa përforcime, duke transferuar Dwight Allen Wilson III, Alexander Johnson, Allen Smith, Ray Moore, Altin Morina, Jetmir Zeqiri, Dion Haxhosaj, Daniel Lekndreaj dhe Orges Shatri. Në listën e regjistrimeve është edhe Dalan Ancrum, i cili do të paraqitet vetëm në garat e FIBA Europe Cup.
Sigal Prishtina është përforcuar me Malcom Armstead, Norik Binqe, Elton Krasniqi, Edmond Azemi, Dion Sheqiri, Bardh Istrefi dhe Oltion Shatri, në përpjekje për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri.
Bashkimi ka bërë shtatë lëvizje gjatë afatit kalimtar, duke afruar Markeis Johnson, Robert Thomas, Ramone Bailey, Louis Clavell Lopez, Divine Myles, Arian Azemi dhe Valmir Kakruki.
Trepça, kampione e Kosovës, ka realizuar katër përforcime gjatë kësaj periudhe. Në Mitrovicë janë transferuar Bracy Davis, Arian Qallaku, Ron Dahsyla dhe Warren Mobley.
Vëllaznimi ka qenë ndër klubet më aktive në afatin kalimtar, duke transferuar Meriton Ismajlin, Eden Cingun, Adhurim Alijajn, Fatlind Shoshajn, Ardian Ibishin, Arbin Rushitin dhe Mal Sylën.
Bora është përforcuar me Fisnik Rugovën, Jericole Hellems, Jon Ismajlin, Muhmamedali Janjevën, Yll Pllanën, Unik Ahmetin dhe Hanan Corovic.
Rahoveci 029 ka realizuar tetë përforcime, ku pjesë e skuadrës janë bërë Edmond Kryeziu, Shendrit Llapi, Anes Gashi, Albion Imeri, Samir Zekiqi, Kareem Rozier, Sydney Hammond dhe Zion Fruster.
Golden Eagle Ylli ka bërë katër lëvizje gjatë afatit kalimtar, duke transferuar Musab Malën, Ambri Bedrën, Drilon Shalën dhe Noa Istrefin.
Afati kalimtar veror ka sjellë ndryshime të shumta në përbërjet e skuadrave kosovare, ndërsa klubet tashmë janë të fokusuara në përgatitjet për sezonin e ri dhe objektivat që i kanë vendosur para fillimit të kampionatit.