Deda iu sulet gjashtë deputetëve të LDK-së që dolën kundër marrëveshjes Kurti-Abdixhiku: Pse vendimet e kryesisë së partisë në vitin 2016 ishin obligative, por jo ato të 2026-ës?

Analistit të njohur politikë, Ilir Deda nuk i ka pëlqyer fortë që gjashtë deputetë të LDK-së kanë dal kundër marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut. Deda në postimin e bërë kërkoi llogari nga gjashtë deputetët kundërshtues që të sqarojnë pse nuk kanë dal kundër publikisht që nga fillimi i negociatave për një marrëveshje me…

Lajme

02/09/2026 09:21

Analistit të njohur politikë, Ilir Deda nuk i ka pëlqyer fortë që gjashtë deputetë të LDK-së kanë dal kundër marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.

Deda në postimin e bërë kërkoi llogari nga gjashtë deputetët kundërshtues që të sqarojnë pse nuk kanë dal kundër publikisht që nga fillimi i negociatave për një marrëveshje me Albin Kurtin dhe VV-në, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu kërkoi nga të arsyetohen pse vendimet e kryesisë në vitin 2016 ishin obligative për ta, por jo këto të 2026-ës.

Postimi i plotë:

Gjashtë deputetët e LDK është dashur që në fillim të negociatave të partisë së tyre me LVV të tregojnë publikisht që nuk do ta përkrahin asnjë marrëveshje të dy partive.
Mund të sqaronin edhe që janë të vendosur që Kosova të mbajë edhe një palë zgjedhje parlamentare, pasi që janë kundërshtarë konsistent të pushtetit të tanishëm.
Do të duhej të bënin arsyetim të gjatë pse zgjedhjet e reja nuk do t’i konvenonin bash LVV-së dhe se nuk do të dëmtonin bash LDK-në.
Si institucionalistë që janë, do t’i vinin në dispozicion nënshkrimet e tyre për kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese ndaj shkeljes së afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Ndërsa tre deputetë nga ky grup do të duhej të arsyetonin një fakt- pse vendimet e kryesisë së partisë se tyre në vitin 2016 ishin obligative për ta, ndërsa nuk janë obligative vendimet e kryesisë në vitin 2026.
Dhe kështu pra do ta hiqnin nga vetja barrën e madhe që e morën, si shkaktarët kryesorë të shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare./lajmi.net/