“Fryma e Presidentit Rugova”, mesazhi i shkurtër i Kujtim Shalës pasi kundërshtoi kandidaturën e Bekim Sejdiut
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth marrëveshjes VV-LDK për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës. Shala ka publikuar një fotografi në Facebook, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër: “Fryma e Presidentit Rugova.” Shala është njëri nga gjashtë deputetët e LDK-së…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth marrëveshjes VV-LDK për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës.
Shala ka publikuar një fotografi në Facebook, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër:
“Fryma e Presidentit Rugova.”
Shala është njëri nga gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Sejdiut president.
Përveç Shalës, kundër marrëveshjes janë deklaruar edhe Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.