Çitaku i kërkon Kurtit thirrjen e menjëhershme të seancës konstituive: Lojërat me shtetin dhe qytetarët nuk janë demokraci – janë abuzim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është drejtuar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret pa vonesa të mëtejshme. Ajo ka vlerësuar se funksionalizimi i Kuvendit është i domosdoshëm për rikthimin e normalitetit institucional dhe respektimin e rendit kushtetues. “Albin, tash thirre…

Lajme

01/09/2026 20:28

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është drejtuar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret pa vonesa të mëtejshme.

Ajo ka vlerësuar se funksionalizimi i Kuvendit është i domosdoshëm për rikthimin e normalitetit institucional dhe respektimin e rendit kushtetues.

“Albin, tash thirre seancën menjëherë dhe konstituoje Kuvendin. Të paktën, riktheje demokracinë dhe rendin kushtetues në vend”, ka shkruar Çitaku.

Sipas deputetes së PDK-së, vazhdimi i bllokadës institucionale dhe prolongimi i proceseve politike dëmtojnë funksionimin demokratik të shtetit.

“Pengmarrja e institucioneve, lojërat me shtetin dhe qytetarët nuk janë demokraci – janë abuzim”, ka deklaruar ajo.