Lushtaku shpreh ngushëllime për 29 vjeçarin nga Kuqica e Skenderajt që vdiq në punë në Zubin Potok

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka shkruar pasi ka ndërruar jetë sot një 29 vjeçar nga Kuqica e Skenderajt derisa po punonte në Zubin Potok. Ai ka thënë se lajmin e ka marrë me dhimbje të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të Bajram Selimit, që ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës në…

Lajme

01/09/2026 17:04

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka shkruar pasi ka ndërruar jetë sot një 29 vjeçar nga Kuqica e Skenderajt derisa po punonte në Zubin Potok.

Ai ka thënë se lajmin e ka marrë me dhimbje të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të Bajram Selimit, që ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës në ndërtimtari.

“Në këto çaste të rënda, në emrin tim dhe të komunës së Skenderajt shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Selimi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Bajramin. Humbja e tij është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për familjen. U prehtë në paqe Bajrami ndërsa bashkëndjejmë me familjen e tij të cilët shpresoj të gjejnë forcë dhe qëndresë për ta përballuar këtë humbje!”, ka shkruar Lushtaku./Lajmi.net/

Postimi i plotë: