Babai i Auron Ferizit nuk pajtohet me dënimin prej 25 vjetësh për Egzon Shalltin: Prita burgim të përjetshëm
Arton Ferizi, babai i 21-vjeçarit Auron Ferizi, i cili humbi jetën pasi u godit nga një veturë në Viti, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për dënimin me 25 vjet burgim të Egzon Shalltit, të akuzuar për “vrasje të rëndë”. Ferizi ka thënë se ende nuk ndihet mirë emocionalisht, edhe një ditë pas shpalljes së…
Lajme
Arton Ferizi, babai i 21-vjeçarit Auron Ferizi, i cili humbi jetën pasi u godit nga një veturë në Viti, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për dënimin me 25 vjet burgim të Egzon Shalltit, të akuzuar për “vrasje të rëndë”.
Ferizi ka thënë se ende nuk ndihet mirë emocionalisht, edhe një ditë pas shpalljes së aktgjykimit për rastin e vdekjes së të birit.
Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij me vendimin e marrë nga gjykata, duke theksuar se nuk e përkrah dënimin e shqiptuar.
“Nuk e përkrah vendimin të cilin e kanë marrë”, ka deklaruar Ferizi në Klan Kosova.
Ai shtoi se bashkë me ekipin mbrojtës, do të bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit.
“Dje unë prita që vendimi të jetë burgim i përjetshëm, që familjen ta kemi më rehat, edhe pse me 1000 vjet nuk shërohet plaga që na ka shkaktu”, theksoi ai.