Rama i bën thirrje VV-së që të votojnë pro ndërmarrjes së re të pastrimit: Ta shohim a jeni për Prishtinën apo veç kundër Përparimit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të votojë pro krijimit të ndërmarrjes së re komunale të pastrimit. Përmes një reagimi, Rama ka akuzuar LVV-në për bllokim politik lidhur me menaxhimin e mbeturinave, duke iu referuar edhe deklaratave të asambleistit Behar Lahut. Ai ka thënë se në seancën e ardhshme të…

Lajme

01/09/2026 16:40

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të votojë pro krijimit të ndërmarrjes së re komunale të pastrimit.

Përmes një reagimi, Rama ka akuzuar LVV-në për bllokim politik lidhur me menaxhimin e mbeturinave, duke iu referuar edhe deklaratave të asambleistit Behar Lahut.

Ai ka thënë se në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kryeqytetit do të votohet krijimi i ndërmarrjes së re.

Rama e ka sfiduar VV-në që me votën e saj të dëshmojë nëse është për zgjidhjen e problemit të mbeturinave apo, siç është shprehur ai, “vetëm kundër Përparimit”.