Haxhiu mirëpret marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend siç kërkon interesi i Republikës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka shkruar pasi VV dhe LDK kanë propozuar Bekim Sejdiun për President të Kosovës. Ajo e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot mes këtyre dy partive. “Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.Tani është me rëndësi…

Lajme

31/08/2026 14:05

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka shkruar pasi VV dhe LDK kanë propozuar Bekim Sejdiun për President të Kosovës.

Ajo e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot mes këtyre dy partive.

“Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës”, ka shtuar Haxhiu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: