Përfundon takimi, Kurti: Kur të kemi rezultate, do të ketë lajme
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku në fokus të diskutimeve ishte zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës. Bisedimet nisën rreth orës 20:00, ndërsa pjesë e takimit ishte edhe presidentja Vjosa Osmani. Pas përfundimit të takimit, Kurti u prononcua shkurt para mediave, pa dhënë detaje…
Lajme
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku në fokus të diskutimeve ishte zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.
Bisedimet nisën rreth orës 20:00, ndërsa pjesë e takimit ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.
Pas përfundimit të takimit, Kurti u prononcua shkurt para mediave, pa dhënë detaje rreth asaj se çfarë është diskutuar.
“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme edhe për ju”, deklaroi Kurti.
Takimi i sontëm pason atë të zhvilluar të mërkurën ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një dakordim politik për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Në takimin e kaluar, të dy liderët kishin bërë të ditur se diskutimet kishin kaluar në një fazë më konkrete, duke deklaruar se kishin shqyrtuar edhe emra konkretë për postin e presidentit.
Megjithatë, ata kishin shmangur publikimin e emrave, duke u thirrur në ndjeshmërinë e procesit dhe nevojën që bisedimet të vazhdonin në mënyrë të kujdesshme./lajmi.net/