Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro

Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për Projektin e Banimit Social Adekuat, me vlerë prej 500 mijë eurosh, edhe me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj. Pacolli ka thënë se përmes këtij investimi do të ndërhyhet në 30 njësi dhe shtëpi përfituese: 20 njësi…

Lajme

28/08/2026 20:18

Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për Projektin e Banimit Social Adekuat, me vlerë prej 500 mijë eurosh, edhe me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Pacolli ka thënë se përmes këtij investimi do të ndërhyhet në 30 njësi dhe shtëpi përfituese: 20 njësi ekzistuese të banimit social do të renovohen, ndërsa do të mbështeten edhe 7 shtëpi private për renovim dhe 3 për rindërtim.

Postimi:

Kamenica përfiton 500 mijë euro nga projekti i Banimit Social Adekuat nga Qeveria e Kosovës

Me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për Projektin e Banimit Social Adekuat, me vlerë prej 500 mijë eurosh.

Përmes këtij investimi do të ndërhyjmë në 30 njësi dhe shtëpi përfituese: 20 njësi ekzistuese të banimit social do të renovohen, ndërsa do të mbështeten edhe 7 shtëpi private për renovim dhe 3 për rindërtim.

Një investim konkret për përmirësimin e kushteve të banimit dhe për mbështetjen e familjeve që kanë më së shumti nevojë.