Lushtaku paralajmëron protesta kundër Kurtit: Qysh ka ardhur me dhunë në pushtet, duhet të ja kthejmë, bile hala më zi

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka paralajmëruar protesta kundër Qeverisë Kurti. Në një prononcim për media, Lushtaku tha se Kurti ka ardhur me dhunë në pushtet dhe duhet që kjo t’i kthehet, bile t’i bëhet edhe më zi, transmeton lajmi.net. “Për mua ka rëndësi që Hashim Thaçi dhe të tjerët të jenë të lirë. Unë…

Lajme

27/08/2026 23:16

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka paralajmëruar protesta kundër Qeverisë Kurti.

Në një prononcim për media, Lushtaku tha se Kurti ka ardhur me dhunë në pushtet dhe duhet që kjo t’i kthehet, bile t’i bëhet edhe më zi, transmeton lajmi.net.

“Për mua ka rëndësi që Hashim Thaçi dhe të tjerët të jenë të lirë. Unë mendoj që qytetarët e dinë më së miri se a duhet të vazhdohet me këtë lloje qeverisje, a sduhet me vazhdu. Qytetarët janë ata që duhet me vlerësu. Unë mendoj që ky (Albin Kurti) qysh ka ardhur me dhunë në pushtet, duhet me ja kthy, bile hala më zi duhet t’ia bëjmë”, u shpreh ai./lajmi.net/