Këshilli Gjyqësor voton kundër kthimit të gjyqtarëve dhe stafit serb në gjyqësor
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e mbajtur të enjten, ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve nga sistemi gjyqësor. Në këtë mbledhje me 9 vota për 1 kundër dhe 1 abstenim për është votuar që të mos aprovohet tërheqja e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë – kësisoj…
Lajme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e mbajtur të enjten, ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve nga sistemi gjyqësor.
Në këtë mbledhje me 9 vota për 1 kundër dhe 1 abstenim për është votuar që të mos aprovohet tërheqja e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë – kësisoj refuzohet kërkesa që të njëjtit të kthehen në sistemin gjyqësorë të Kosovës.
Emrat e të dorëhequrve dërgohen te ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu për lirim nga detyra.
U.d presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, pati dekretuar dorëheqjet e shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, që ishin dorëhequr në vitin 2022 pas shkarkimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili pati refuzuar ta zbatonte vendimin e Qeverisë për ndalimin e targave ilegale serbe.
Për t’iu kundërvënë vendimeve të qeverisë, në vitin 2022 në Këshillin Gjyqësor të Kosovës ishin dorëzuar 144 dorëheqje, prej të cilave 25 nga gjyqtarët, ndërsa në Këshillin Prokurorial të Kosovës 33 dorëheqje, përfshirë 10 të prokurorëve./Lajmi.net/