Raportohet vjedhja e një “Golf”-i me targa të huaja në Fushë Kosovë

Një grua ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura “VW Golf” me targa të huaja në Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 gusht, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 21 gusht, nga ora 14:15 deri në 22:30. Pas konsultimit me prokurorin, më 26 gusht…

Lajme

27/08/2026 09:52

Një grua ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura “VW Golf” me targa të huaja në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 gusht, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 21 gusht, nga ora 14:15 deri në 22:30.

Pas konsultimit me prokurorin, më 26 gusht është iniciuar lënda e rastit.

Policia ka bërë të ditur se rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore. /Lajmi.net/