Gjyqtarja Afërdita Bytyçi zgjidhet zv/kryesuese e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës është bërë votimi për zgjedhjen e zëvendëskryesueses së Këshillit Gjyqësorë të Kosovës. Nga rezultati i fletëvotimeve ka rezultuar se Afërdita Bytyçi do të jetë zëvendëskryesues e KGjK-së. Bytyçi është gjyqtare në Gjykatën e Apelit ndërsa mandatin e saj do ta marrë nga data 26 gusht në…

Lajme

27/08/2026 09:29

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës është bërë votimi për zgjedhjen e zëvendëskryesueses së Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.

Nga rezultati i fletëvotimeve ka rezultuar se Afërdita Bytyçi do të jetë zëvendëskryesues e KGjK-së.

Bytyçi është gjyqtare në Gjykatën e Apelit ndërsa mandatin e saj do ta marrë nga data 26 gusht në një mandat 3 vjeçar, transmeton lajmi.net.

Pas zgjedhjes, gjykatësja ka falënderuar anëtarët dhe u betua se do ta kryej këtë detyrë me përgjegjësi të plotë./Lajmi.net/