Musliu-Shoshi: Kurti nuk mund t’i mbajë institucionet peng
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Albin Kurtin, duke deklaruar se ai nuk mund të pengojë funksionimin e institucioneve dhe t’i shmanget përgjegjësive kushtetuese. Ajo i bëri këto deklarata gjatë një aktiviteti të PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku foli para mediave për situatën institucionale dhe respektimin e…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Albin Kurtin, duke deklaruar se ai nuk mund të pengojë funksionimin e institucioneve dhe t’i shmanget përgjegjësive kushtetuese.
Ajo i bëri këto deklarata gjatë një aktiviteti të PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku foli para mediave për situatën institucionale dhe respektimin e rendit kushtetues, transmeton lajmi.net.
Musliu-Shoshi tha se Kurti mund të shmanget nga përballja politike dhe llogaridhënia, por sipas saj, nuk mund t’i ikë detyrimit për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
“Deputeti Kurti mund edhe të ikë nga përgjegjësia që ka të dalë dhe të japë llogaridhënie para nesh, mirëpo asnjëherë nuk mund të ikë para përgjegjësisë ndaj respektimit të rendit dhe ligjit, dhe ndaj respektimit të vullnetit të qytetarëve”, deklaroi ajo.
Ajo shtoi se PDK-ja do të vazhdojë të qëndrojë para institucioneve, duke theksuar se qëndrimi i tyre lidhet me mbrojtjen e Kushtetutës dhe të rendit juridik.
“Ne këtu jemi. Nuk do të largohemi, nuk do të lëvizim. Do të qëndrojmë në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të rendit dhe ligjit, sepse Republika është e çdo individi, e Kosova është më e madhe se çdo pushtet”, u shpreh Musliu-Shoshi./lajmi.net/