Diell, vapë dhe vranësira, ja si do të jetë moti këtë të mërkurë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 26 gusht 2026, në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Sipas parashikimit të IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje, kryesisht në formë të shiut lokal. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet…

Lajme

26/08/2026 08:33

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 26 gusht 2026, në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Sipas parashikimit të IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje, kryesisht në formë të shiut lokal.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, temperaturat e larta gjatë ditës mund të shkaktojnë ngarkesë të shtuar termike te personat e ndjeshëm, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Rekomandohet shmangia e qëndrimit të gjatë në diell, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe kufizimi i aktiviteteve fizike gjatë orëve më të nxehta.

Ndërkaq, indeksi UV pritet të jetë i lartë deri shumë i lartë gjatë periudhave me diell, ndaj qytetarët këshillohen të mbrohen nga rrezatimi diellor, sidomos në intervalin kohor nga ora 10:00 deri në 16:00.