Ymeri: Aq shumë i ka besuar Trainkos kontraktorit sa që e ka nënshkruar kontrata pa çmime në paramasë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime lidhur me një kontratë të TrainKos për vagonë, duke pretenduar se kontrata, në vlerë prej afër gjysmë milioni euro, është nënshkruar pa çmime të përcaktuara në paramasë. “Aq shumë i ka besuar TrainKos kontraktorit për vagonë, sa që është nënshkruar kontrata afër gjysmë…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime lidhur me një kontratë të TrainKos për vagonë, duke pretenduar se kontrata, në vlerë prej afër gjysmë milioni euro, është nënshkruar pa çmime të përcaktuara në paramasë.
“Aq shumë i ka besuar TrainKos kontraktorit për vagonë, sa që është nënshkruar kontrata afër gjysmë milioni pa çmime në paramasë”, ka deklaruar Ymeri.
Sipas saj, një praktikë e tillë nënkupton që çmimet përcaktohen më vonë nga kontraktori.
“Kjo i bie me tahmin, e çmimet saktë i qet kontraktori nga Republika e Serbisë. Çfarë besimi”, ka thënë Ymeri.
Postimi i plotë:
Aq shumë i ka besuar TrainKos kontraktorit për Vagonë sa që është nënshkru kontrata afër gjysëm milioni pa çmime në Paramasë.
Kjo i bjen me Tahmin, e çmimet saktë i qet kontraktori nga Republika e Serbisë.
Çfarë besimi🤦🏻♀️