Ngritet aktakuzë ndaj mërgimtarit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për kanosje dhe nxitje të përçarjes ndaj mërgimtarit që kishte kërkuar pushkatimin e Ramush Haradinajt. Sipas aktakuzës, i pandehuri më 12.08.2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka kansur Haradinajn. “Gjithashtu, nga fillimi i muajit gusht deri më 12.08.2026, i pandehuri sipas aktakuzës përmes rrjeteve…

Lajme

16/10/2026 16:41

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për kanosje dhe nxitje të përçarjes ndaj mërgimtarit që kishte kërkuar pushkatimin e Ramush Haradinajt.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 12.08.2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka kansur Haradinajn.

“Gjithashtu, nga fillimi i muajit gusht deri më 12.08.2026, i pandehuri sipas aktakuzës përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj të dëmtuarit, duke kontribuar në cenimin e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I pandehuri Skender Llugiqi kishte kanosur seriozisht Haradinaj gjatë viztës së tij në Kuvendin e Kosovës.