Ky është momenti i arrestimit të 29-vjeçarit që vrau turistin francez në Ksamil (VIDEO)
Ky është momenti kur është arrestuar Sokrat Vata, 29-vjeçari i dyshuar për vrasjen me thikë të një turisti francez 20-vjeçar në Ksamil. Sipas raportimit të Top Channel, Vata, me origjinë nga Hasi, është kapur në Levan të Fierit, disa orë pasi ishte larguar nga vendi ku ndodhi ngjarja, transmeton lajmi.net. I dyshuari u lokalizua nga…
Lajme
Ky është momenti kur është arrestuar Sokrat Vata, 29-vjeçari i dyshuar për vrasjen me thikë të një turisti francez 20-vjeçar në Ksamil.
Sipas raportimit të Top Channel, Vata, me origjinë nga Hasi, është kapur në Levan të Fierit, disa orë pasi ishte larguar nga vendi ku ndodhi ngjarja, transmeton lajmi.net.
I dyshuari u lokalizua nga forcat “Shqiponja” dhe strukturat operacionale, ndërsa, sipas autoriteteve, ai po përpiqej t’u shmangej forcave të rendit duke u fshehur në bagazhin e një automjeti.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Ksamil, ku 20-vjeçari francez humbi jetën pas plagosjes me thikë./lajmi.net/