Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka krahasuar situatën politike të vitit 2026 me atë të vitit 2014, duke akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të institucioneve dhe manipulim të opinionit publik. Sipas Behramit, dallimi thelbësor është se PDK-ja në vitin 2026 e pranon rezultatin zgjedhor, ndërsa VV-ja në vitin 2014 nuk e kishte pranuar rezultatin. Ai thekson…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka krahasuar situatën politike të vitit 2026 me atë të vitit 2014, duke akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të institucioneve dhe manipulim të opinionit publik.
Sipas Behramit, dallimi thelbësor është se PDK-ja në vitin 2026 e pranon rezultatin zgjedhor, ndërsa VV-ja në vitin 2014 nuk e kishte pranuar rezultatin. Ai thekson gjithashtu se VV-ja aktualisht i ka votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Behrami ka përmendur edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025, duke argumentuar se ai përcakton një afat 30-ditor për përfundimin e konstituimit të Kuvendit.
Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen e VV-së ndaj dialogut, duke pretenduar se në vitin 2014 PDK-ja kishte kërkuar dialog, ndërsa në vitin 2026, sipas tij, partia fituese po “simulon dialogun”.
“Bllokues keni qenë në 2014. Bllokues jeni edhe në vitin 2026”, ka deklaruar Behrami.