Tahiri: bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka folur para mediave sot nga salla e Kuvendit të Kosovës që aktualisht është jofunksional. Ai ka thënë se janë aty me ftesë të PDK-së për të ushtruar funksionin e tyre që ka thënë se është jetik për Kosovën. “Sovraniteti i takon popullit, i takon institucioneve të zgjedhura dhe ne…

Lajme

12/08/2026 11:51

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka folur para mediave sot nga salla e Kuvendit të Kosovës që aktualisht është jofunksional.

Ai ka thënë se janë aty me ftesë të PDK-së për të ushtruar funksionin e tyre që ka thënë se është jetik për Kosovën.

“Sovraniteti i takon popullit, i takon institucioneve të zgjedhura dhe ne jemi të zgjedhur. Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë. Ne nuk do të lejojmë në asnjë formë, në asnjë mënyrë që të dhunohet e drejta e qytetarëve për të qenë në Kuvend dhe për të pasur institucione”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se të tri normat kryesore që kërkojnë konstituimin e Kuvendit, si neni 66 i Kushtetutës, aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese neni 140 dhe rregullorja e punës për seanca çdo 48 orë janë shkelur.

“Çfarë do justifikimi është tentim për ta bllokuar votën e lirë të qytetarëve që e përfaqësojme ne”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/