Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë, do gërryhet e shtrohet asfalt i ri
Rruga “Qamil Hoxha” në kryeqytet do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim. Sipas Komunës së Prishtinës, rruga do të jetë e mbyllur nga data 11 gusht deri më 15 gusht 2026. Komuna njoftoi se mbyllja po bëhet për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit. Qytetarët dhe pjesëmarrësit…
Lajme
Rruga “Qamil Hoxha” në kryeqytet do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim.
Sipas Komunës së Prishtinës, rruga do të jetë e mbyllur nga data 11 gusht deri më 15 gusht 2026.
Komuna njoftoi se mbyllja po bëhet për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.
Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik luten të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur gjatë kohës së punimeve./Lajmi.net/