Gruda pas vendimit ndaj Thaçit: Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj për liri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke vlerësuar se vendimi i sotëm është përshkruar më së miri nga deklarata e vetë Thaçit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gruda ka cituar fjalët e ish-presidentit pas shpalljes së verdiktit: “Kjo është politikë,…

Lajme

17/11/2026 14:02

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke vlerësuar se vendimi i sotëm është përshkruar më së miri nga deklarata e vetë Thaçit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gruda ka cituar fjalët e ish-presidentit pas shpalljes së verdiktit: “Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, transmeton lajmi.net.

Deputeti i PDK-së ka theksuar se Kosova duhet të ndërmarrë veprime për ta mbrojtur luftën e popullit të saj për liri.

“Kjo është politikë, nuk është drejtësi.” Kjo fjali e Presidentit Hashim Thaçi e përshkruan më së miri vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale.

Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj për liri”, ka shkruar Gruda./lajmi.net/