Veton Berisha: Shkoj në seancë për ta votuar kryesinë, që të rrjedhin proceset e tjera

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, thotë se shkon në seancë për të votuar kryesinë, në mënyrë që të rrjedhin proceset e tjera. “Të gjitha këto janë lojëra politike të akterëve të caktuar. Fatmirësisht kemi Kushtetuese që jep interpretimin, nëse dërgohet në gjykatë”, tha ai kur u pyet nëse mendon se është shkelur afati kushtetues.…

Lajme

08/08/2026 11:37

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, thotë se shkon në seancë për të votuar kryesinë, në mënyrë që të rrjedhin proceset e tjera.

“Të gjitha këto janë lojëra politike të akterëve të caktuar. Fatmirësisht kemi Kushtetuese që jep interpretimin, nëse dërgohet në gjykatë”, tha ai kur u pyet nëse mendon se është shkelur afati kushtetues.

Edhe deputetë të tjerë të komuniteteve joshumicë janë parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit, ku seanca, e thirrur për orën 11:00, ende nuk ka nisur.