Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK’në e pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Hashim Thaçin

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se ‘‘fatmirësisht’’ në çastet vendimtare, Albin Kurti, nuk e ka udhëhequr vendin, por Hashim Thaçi. Çitaku ka thënë se imagjinohet sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK’në, shpalljen e pavarësisë apo themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Postimi: Ka momente në histori kur vendimet e një njeriu…

Lajme

07/08/2026 19:08

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se ‘‘fatmirësisht’’ në çastet vendimtare, Albin Kurti, nuk e ka udhëhequr vendin, por Hashim Thaçi.

Çitaku ka thënë se imagjinohet sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK’në, shpalljen e pavarësisë apo themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Postimi:

Ka momente në histori kur vendimet e një njeriu përcaktojnë fatin e një kombi.

Imagjinoni sikur ky i pari në fotografi të kishte vendosur për UÇK-në, për shpalljen e pavarësisë apo për themelimin e Ushtrisë së Kosovës në momentet vendimtare të shtetndërtimit.

Fatmirësisht, në ato çaste vendimtare, Kosova e kishte Hashim Thaçin.

Të presim me padurim, President!