Nis largimi nga tregu i produkteve me vaj palme dhe vaj kokosi, IQMT del në terren

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur zbatimin e masave për largimin nga tregu të produkteve ushqimore që në etiketim deklarohen se përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, përkatësisht vaj palme dhe vaj kokosi. Sipas njoftimit, aksioni vjen pas vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila gjatë ditës së sotme urdhëroi nëntë kompani…

Lajme

07/08/2026 20:18

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur zbatimin e masave për largimin nga tregu të produkteve ushqimore që në etiketim deklarohen se përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, përkatësisht vaj palme dhe vaj kokosi.

Sipas njoftimit, aksioni vjen pas vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila gjatë ditës së sotme urdhëroi nëntë kompani që të tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me këta përbërës, raporton lajmi.net

Për të verifikuar zbatimin e urdhrit, IQMT ka filluar inspektimet në marketet e kategorisë B dhe C, me synim identifikimin dhe largimin e produkteve nga raftet dhe ndalimin e shitjes së tyre.

Produktet që duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu janë të kompanive:

Drena SHPK;
Bylmeti KS SHPK;
Koral Dairy SHPK;
Magic Ice Joint Stock Sh.A.;
Opatija Comerc SHPK;
Qumështorja Aldi;
Gexha SHPK;
ABI SHPK; dhe
Natyra-G SHPK.

Autoritetet kanë bërë të ditur se inspektimet do të vazhdojnë për të siguruar zbatimin e plotë të vendimeve të AUV-së./Lajmi.net/