Fluks i madh në Morinë, krijohet kolonë mbi një kilometër për hyrje në Kosovë

Në pikën kufitare të Morinës janë krijuar kolona të gjata automjetesh në drejtim të Kosovës. Sipas pamje të siguruara nga Lajmi.net, kolona ka tejkaluar një kilometër, ndërsa fluksi i madh i automjeteve ka shkaktuar pritje për qytetarët që po hyjnë në Kosovë. Rritja e qarkullimit lidhet me lëvizjet e shtuara të mërgimtarëve dhe pushuesve gjatë…

Lajme

07/08/2026 20:22

Në pikën kufitare të Morinës janë krijuar kolona të gjata automjetesh në drejtim të Kosovës.

Sipas pamje të siguruara nga Lajmi.net, kolona ka tejkaluar një kilometër, ndërsa fluksi i madh i automjeteve ka shkaktuar pritje për qytetarët që po hyjnë në Kosovë.

Rritja e qarkullimit lidhet me lëvizjet e shtuara të mërgimtarëve dhe pushuesve gjatë sezonit veror. Deri më tani nuk janë raportuar probleme të tjera përveç pritjeve të shkaktuara nga fluksi i automjeteve./Lajmi.net/