Tahiri thotë se nuk votojnë për kryetar të Kuvendit, kërkon nga Kurti t’i përgjigjet gjashtë kerkesave të tyre
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri është deklaruar sot para mediave në lidhje me seancën konstituive që do të mbahet sot. Për qëndrimin e tyre, Tahiri ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar. “Ne jemi me një seancë konstituive me vonesë shumë të madhe. Konstituimi i Kuvendit është dashur të ndodh menjëherë pas konstituimit…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri është deklaruar sot para mediave në lidhje me seancën konstituive që do të mbahet sot.
Për qëndrimin e tyre, Tahiri ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar.
“Ne jemi me një seancë konstituive me vonesë shumë të madhe. Konstituimi i Kuvendit është dashur të ndodh menjëherë pas konstituimit të rezultateve. Nuk ka asnjë arsye dhe asnjë justifikim për këtë shtyerje. Kosvoa nuk ka as kohë as energji me humb me lojëra dhe pazare politike”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se do të ndihmojnë në konstitumin e institucioneve me qëndrimin e tyre politik që ka thënë se nuk lidhet me të qenurit në Qeveri.
“Brenga jonë është që Kosova po humb, po shkon mbrapa, duke u degradu dhe është jetike konstituimi i institucioneve të Kosovës. Në të gjitha këto prpcese do ta luajmë rolin tonë të përgjegjshëm politik me gjashtë pikat tona dhe do të marrim pjkesë në konstituimin e Kuvendit si gjithmonë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se për votimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, VV e ka shumicën e vet dhe Aleanca nuk është pjesë e një marrëveshje të tillë apo diskutimi për këtë çështje.
“Qëndrimi ynë është shumë i thjeshtë, mos e bllokoni Kosovën, shiheni ku kemi ardhur me 2 vite me u.d. Sot në ulëset e ministrave ulen ata që janë edhe deputetë, kjo është shkelje e ligjit”, ka thënë Tahiri.
Në lidhje me kërkesën e Kurtit për takim me Ardian Gjinin e Aleancës, Tahiri ka thënë se Kurti do të duhej të përgjigjej në kërkesat e tyre.
“Një kryeministër i përgjegjshëm që sheh në publik një platformë programore që është në të mirë të Kosovës, do të duhej të përgjigjej në këto pika. Unë po e pyes Kurtin cila nga gjashtë pikat është e dëmshme për Kosovën”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/