Negociatat LDK-VV, Abdixhiku thotë se nuk ka asgjë të re: Më lejoni pak kohë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asgjë të re sa i përket mundësisë së një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndonjë marrëveshje politike. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, i pyetur nga gazetarët nëse pritet të zhvillohet një takim me kreun e VV-së, Abdixhiku u përgjigj se…

Lajme

05/08/2026 15:47

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asgjë të re sa i përket mundësisë së një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndonjë marrëveshje politike.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, i pyetur nga gazetarët nëse pritet të zhvillohet një takim me kreun e VV-së, Abdixhiku u përgjigj se nuk ka asgjë tjetër nga takimi i mbrëmshëm dhe se sot nuk pritet të zhvilloj takim me Kurtin.

“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, tha ai.