Takim i ri mes Kurtit dhe Abdixhikut para seancës konstituive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar diskutimet rreth tejkalimit të ngërçit politik. Sipas burimeve të Lajmi.net, takimi është zhvilluar vetëm pak orë pas atij të mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe vjen në prag…

Lajme

05/08/2026 16:40

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar diskutimet rreth tejkalimit të ngërçit politik.

Sipas burimeve të Lajmi.net, takimi është zhvilluar vetëm pak orë pas atij të mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe vjen në prag të seancës konstituive të Kuvendit.

Burimet bëjnë të ditur se Abdixhiku në këtë takim ka shkuar pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ndërsa fokusi i bisedimeve ka qenë gjetja e një zgjidhjeje që do të mundësonte daljen nga situata aktuale politike dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Një natë më parë, Kurti dhe Abdixhiku zhvilluan një takim që zgjati afro tri orë. Pas përfundimit të tij, të dy liderët u shprehën se ekziston gatishmëri për të vazhduar dialogun dhe për të kërkuar një zgjidhje në interes të vendit./Lajmi.net/